Vdes fëmija që u godit nga vetura në Gjakovë

Kronikë e zezë

Vdes fëmija që u godit nga vetura në Gjakovë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Një fëmijë është goditur nga vetura në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Si pasojë e lëndimeve të marra fëmija nuk ka mundur t’u bëjë ballë dhe ka vdekur në spital.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, Nusret Gjurkaj si dhe kanë njoftuar se mosha e fëmijës është rreth 5-vjeç.

Fëmija pas aksidentit ishte dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Gjakovës ku edhe ka ndërruar jetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat