Aksident me lëndime në Prizren

Kronikë e zezë

Aksident me lëndime në Prizren

Më: 22 maj 2021 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Humbi kontrollin në veturë e përfundoi në shtyllë betoni.

Një aksident me të lënduar ka ndodhur dje në Prizren, në fshatin Ljubinjë e Poshtme.

Burimet e media kanë bërë të ditur se një person, rreth orës 00:05, derisa kishte qenë duke vozitur nga pakujdesia ka humbur kontrollin në veturë dhe ka përfunduar në një shtyllë betoni.

Përveç dëmeve të mëdha materiale, media ka mësuar se shoferi dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime trupore, derisa kanë pranuar edhe tretman mjekësor. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat