Burri gjen gruan e vdekur në shtëpi në një fshat të Vushtrrisë

Kronikë e zezë

Burri gjen gruan e vdekur në shtëpi në një fshat të Vushtrrisë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 08:39
Ilustrim

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje në fshatin Oshlan të Vushtrrisë.

Policia përmes raporti 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është lajmëruar nga bashkëshorti i viktimës.

Ai ka thënë se gruaja e tij është gjetur pa shenja jete në shtëpi.

Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat