Sulmohen me gurë policët në Prizren

Kronikë e zezë

Sulmohen me gurë policët në Prizren

Më: 22 maj 2021 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një të dyshuar dje në Prizren.

I njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Burimet e medias brenda Policisë njoftojnë se i dyshuari nuk i kishte respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishte sulmuar me gurë ata në rrugën Prizren-Reçan.

Për shkak të lëndimeve të marra, njëri nga policët ka marrë trajtim mjekësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat