Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot ka arritur të identifikojë personin, i cili mbrëmë drejtoi automjetin e tij të udhëtarëve nëpër trotuar, në një rrugë në Ferizaj.
Sipas një njoftimi, policia sot e ftoi qytetarin L.M (M/SH/K) 22 vjeçar, në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe mori dënim, sipas ligjit të Komunikacionit rrugor.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të njoftojnë policinë pa hezitim, për të gjitha rastet e incidenteve/aksidenteve, apo edhe për kundërvajtjet e ndryshme që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim.