​Një muaj paraburgim ndaj një personi për dhunim të një të miture

Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim ndaj një personi për dhunim të një të miture

Më: 22 maj 2021 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Q.H. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi.

Sipas njoftimin të Gjykatës, Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se natën mes datave 20.05.2021 dhe 21.05.2021, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, përkatësisht në banesën e tij, ka keqpërdorur seksualisht me të dëmtuarën - të miturën lindur me 2007 - pra është e moshës nën 14 vjet, edhe pse i pandehuri e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 14 vjet, ka kryer akt seksual me të dëmtuarën, edhe pse vepra penale e dhunimit nuk është kryer me detyrim. Por duke pasur parasysh moshën e të dëmtuarës, e konform nenit 225 të KPRK-së shprehja “ pëlqim ” nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet për të kryer aktin seksual, andaj konsiderohet se e dëmtuara nuk ka dhënë pëlqim .

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat