Në një aksident komunikacioni sot në orët e pasdites në Prishtinë, një motoçiklist ka marrë lëndime trupore.
“Rreth orë 17:40, në Rrugën ‘Robert Doll’, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një veture të ndaluar dhe një motoçiklete në lëvizje”, ka thënë Flora Ahmeti – zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motiçikletës.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.