Një tjetër person i kërkuar është arrestuar në Podujevë.
Arrestimi i të dyshuarit është kryer në fshatin Gllamnik, derisa i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ani pse s’ka dhënë detaje të hollësishme.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës”, ka thënë PK, pa dhënë detaje tjera se për çfarë ka qenë në kërkim i dyshuari.