Në Prishtinë arrestohen pesë persona të dyshuar për disa vjedhje

Kronikë e zezë

Në Prishtinë arrestohen pesë persona të dyshuar për disa vjedhje

Më: 22 maj 2021 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Hetuesit policorë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, dje kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se Personat e arrestuar dyshohet të jenë të përfshirë në së paku katër raste, të cilat kanë ndodhë në fshatin Slivovë.

Sipas Policisë të arrestuarit janë: I.A.  mashkull, 54 vjeç, N.Z. mashkull, 41vjeç,  Q. G. mashkull, 39 vjeç, R. S. mashkull, 34 vjeç dhe R .S. mashkull, 29 vjeç, të gjithë shtetas i Republikës së Kosovës.

“Hetuesit policor kanë gjetur dhe sekuestruar gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura të cilat arrijë vlerën rreth 5.000 euro”, thuhet në njoftim.

Personat  arrestuar me vendim të  prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat