Konfiskohet një veturë në Mitrovicë, dyshohet se u vodh në një shtet tjetër

Kronikë e zezë

Konfiskohet një veturë në Mitrovicë, dyshohet se u vodh në një shtet tjetër

Më: 23 maj 2021 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është konfiskuar një veturë në Mitrovicë, në rrugën “Mbretëresha Teutë” të shtunën, me dyshime se është vjedhur në një shtet tjetër.

Sipas njoftimit të Policisë, është ndaluar një person me veturë me targa vendore, ndërsa dyshohet se ajo veturë ishte vjedhur në një shtet tjetër.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 22.05.2021 – 13:30. Është raportuar se njësitë policore viktimës mashkull kosovar ia kanë konfiskuar veturën me targa vendore nën dyshimin se e njëjta është vjedhur në një shtet tjetër.

Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, njoftohet në raportin e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat