Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshuar për veprën penale “Dokument i Falsifikuar”.
I arrestuari dyshohet se më 8 prill të këtij viti në rrugën “19 qershori” ka falsifikuar një dokument në Podujevë.
Policia njofton se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Nuk jepen detaje tjera për rastin.