Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Buzez të Dragashit.
Arrestimi i tyre ndodhi pasi që të dyshuarit gjatë shqiptimit të gjobës për moszbatim të masave antiCOVID-19 nga ana e policisë, sulmuan zyrtarët policorë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar , pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët policor derisa ishin në kryerjen detyrës zyrtare, derisa shqiptonin tiketa për moszbatim të vendimit të Qeverisë (anti Covid).
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.