Numër i madh i rasteve të dhunës në familje vazhdojnë të raportohen nga dita në ditë.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit katër raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës.
Në 24 orët e fundit tri nga këto raste ishin kur bashkëshorti ka rrahur gruan.
Prishtinë 18.05.2021 – NN. Është raportuar se nxënësja femër kosovare ka ardhë në shkollë me shenja dhune në fytyrë. Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar babai i viktimës dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte.
Prishtinë 22.05.2021-19:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Fsh. Miradi e Ulët, Fushë Kosovë 22.05.2021 – 05:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet.
Lipjan 22.05.2021-22:30. Është arrestuar dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimë femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet.