E dhimbshme: Kjo është mosha e dy viktimave në aksidentin në Drenas

Kronikë e zezë

E dhimbshme: Kjo është mosha e dy viktimave në aksidentin në Drenas

Më: 23 maj 2021 Në ora: 18:15
Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ku janë përfshirë dy vetura. Nga ky aksident, media merr vesh se kanë mbetur të vdekura dy gra.

Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas kanë bërë të ditur se viktimë e aksidentit ka mbetur L.M e lindur në vitin 1973 dhe Q.Th e lindur në vitin 1994.

Nga kjo qendër kanë bërë të ditur se një nga viktimat ka  vdekur në Drenas, ndërsa tjetra duke u transportuar për në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës.

Ndryshe, për gazetën është thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe 5 persona tjerë, por që gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Të 5 të aksidenturit nga QKMF është thënë se janë nisur për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndryshe, të aksidentuarit janë familjarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat