Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 19:30 , ka ndodhur aksidenti. Tre persona janë lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Kujtojmë se një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ku janë përfshirë dy vetura.
Nga ky aksident kanë mbetur të vdekura dy gra, ndërsa janë lënduar edhe katër persona të tjerë, mes tyre edhe fëmijë.