Policia e Kosovës ka arrestuar një person, në incidentin në afërsi të shkollës së fshatit Shipashnicë e Poshtme të Kamenicë.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se disa banorë të një fshati kanë bllokuar hyrjen e shkollës si dhe kanë gjuajtur me vezë dhe gjësende në drejtim të zyrtarëve komunal dhe për këtë është intervenuar nga zyrtarët e rendit dhe është arrestuar një person i dyshuar.
“Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje te detyrës zyrtare Kamenicë, 23.05.2021 – 11:34. Është raportuar se disa banorë të një fshati kanë bllokuar hyrjen e shkollës si dhe kanë gjuajtur me vezë dhe gjesende në drejtim të zyrtarëve Komunal dhe për këtë është intervenuar nga zyrtarët e rendit dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.
Më tej në raport thuhet se me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar dhe procedohet në procedurë të rregullt.
Kujtojmë se në fshatin Shipashnicë e Poshtme të Kamenicë, te shkolla fillore, banorët e fshatit e kanë bllokuar derën e hyrjes se shkollës me qellim që të mos i lenë zyrtaret komunal të hynë brenda.
Policia ka përdorur sperj që të mbahet situata në kontrolle, kështu tha dje zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.