Dje rreth orës 15:50 në fshatin Korroticë e Ulët të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë dy femra kanë humbur jetën.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjetër.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se një person i dyshuar është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj të Kosovës. Si pasojë e aksidentit dy persona femra kanë vdekur ndërsa tre meshkuj të Kosovës janë lënduar rëndë.
Tre të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari mashkull është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.