Pejani kërcënon, nuk i lejon gruan dhe fëmijët të futen në shtëpi!

Kronikë e zezë

Pejani kërcënon, nuk i lejon gruan dhe fëmijët të futen në shtëpi!

Më: 25 maj 2021 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Në komunën e Pejës përgjatë 24 orëve të fundit, është raportuar edhe për dhunë në familje.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka kanosur gruan dhe fëmijët duke mos i lënë të futen në shtëpinë e tyre.

“Pejë, 24.05.2021 – 21:45. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur gruan dhe fëmijët e tij si dhe nuk i ka lënë të futen në shtëpinë e tyre.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat