Raporton në Polici: Një djalë po e kërcënon mbesën time, i kërkon para, ose ja publikon videot intime

Kronikë e zezë

Raporton në Polici: Një djalë po e kërcënon mbesën time, i kërkon para, ose ja publikon videot intime

Më: 25 maj 2021 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Një qytetar nga Prishtina ka raportuar në Policinë e Kosovës se mbesa e tij e mitur detyrohej të jepte para një djali, po ashtu të mitur, pasi që ai e kërcënonte se do t’i publikonte video intime të saj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit të rastin shkon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë, 24.05.2021-13:00. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se mbesës së tij, e miturA femër kosovar,  në vazhdimësi nga  i dyshuari  i mitur mashkull kosovar, është detyruar që ti jep para, që i dyshuari mos të publikoj video intime të viktimës.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat