Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 11:00, ka marrë informacionin se në Milloshevë, saktësisht në rrugën Prishtinë-Mitrovicë (te nënkalimi), ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Obiliqit si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
“Në këtë rast janë lënduar dy persona ( të mitur), të cilët kanë marrë plagë nga një mjet i mprehtë (dyshohet thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në për trajtim mjekësor . Lidhur me këtë rast policia ka arritur të identifikoj dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre”, kanë thënë nga policia.