Grabitet një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Kronikë e zezë

Grabitet një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Këtë të mërkurë është grabitur një filial i një institucioni mikrofinanciar i pagesave në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

E gjithë grabitja dyshohet që të jetë kryer nga një person/

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:15 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar të pagesave në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person” ka thënë Ahmeti.

Aktialisht po vazhdon hetimi bashke me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat