Policia e Kosovës ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë të dyshuarin D.A si dhe ka iniciuar një hetim për rastet; dhunë në familje, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge si dhe mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës.
Fillimisht, policia kishte pranuar mbrëmë një informatë nga një grua 30-vjeçare se i dyshuari kishte shkaktuar dhunë në familje.
Ndërsa, pas bastisjes policia ka gjetur edhe një sasi të madhe të armatimit tek i dyshuari.
“Një revole e llojit SigSauer, kalibër 7.65 mm, një karikator, dy copë fishek, kalibër 7.65 mu, një shufër metalike, dy thika dhe mjete të tjera të mprehta, si dhe sasi e konsiderueshme e substancës narkotike që dyshohet të jetë kanabis”, thuhet në njoftimin e policisë.