Arrestohet i kërkuari me vendim të gjykatës, i sekuestrohet edhe një armë në Vushtrri

Kronikë e zezë

Arrestohet i kërkuari me vendim të gjykatës, i sekuestrohet edhe një armë në Vushtrri

Më: 27 maj 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme Policia në Vushtrri, ka sekuestruar një armë.

Sekuestrimi i armës është bërë rreth orës 11:00, në rrugën “Isa Boletini” në Vushtrri, në kohën kur një njësi patrulluese ka ndaluar të dyshuarin i cili gjatë verifikimit ka rezultuar i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata, me ç’ rast gjate kontrollit të detajuar nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’ me një karikatorë dhe 4 fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Lidhur me rastin i dyshuari fillimisht është intervistuar për veprën penale ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.

“Ndërsa pas intervistimit, i dyshuari në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Mitrovicë për veprën penale ‘Posedim i substancave narkotike” me aktgjykim të plotfuqishëm është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat