Rrahën pacientin, pezullohen nga detyra dhe nisin hetimet për 2 mjekët në Fier

Kronikë e zezë

Rrahën pacientin, pezullohen nga detyra dhe nisin hetimet për 2 mjekët në Fier

Më: 27 maj 2021 Në ora: 19:19
Ilustrim

Ka reaguar zyrtarisht prokuroria e Fierit pas incidentit të ndodhur ne Spitalin Fier në të cilën janë përfshirë bluza të bardha në dhunimin e një familjari të një pacienti.

Rë njoftimin zyrtar të prokurorisë Fier bëhet me dije për transparence për opinionin publik se prokuroria Fier ka nisur hetimin për dy mjekëve, E.H dhe N.K.

Rasti i publikuar në media në një emision investigativ bën fjalë për dhunë fizike të disa mjekëve të spitalit të Fierit kanë ushtruar ndaj qytetarit Ardit Klima.

Mjeku neurolog Enver Halili bashkë me disa kolegë të tij mjeku i Hemodinamikës, Ndriçim Kallashi dhe një tjetër i quajtur Luli, e kanë rrahur dhe fyer Arditi Klimën.

Po ashtu, këta mjekë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit dhe masa pritet të jepet nga gjykata e Fierit.

Në të njëjtën kohe me periudhën e hetimit për të dy mjekët është dhënë masa e detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat