Një person ka vdekur dje pasi u rrokullis me traktor derisa ishte duke punuar në fshatin Planej të Prizrenit.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Sinjalit brenda Policisë, derisa kanë njoftuar se ngjarja ka ndodhur pas orës 12:00 të ditës së djeshme.
Të njëjtat burime njoftojnë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.