Aksident në Fushë-Kosovë, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Fushë-Kosovë, dy të lënduar

Më: 29 maj 2021 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Kosovë, saktësisht afër ETC’së. Në aksident është përfshirë një veturë nga ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00 në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident është i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka konfirmuar Ahmeti.

Raportohet se kalimtarët e rastit janë duke tentuar t’ju ndihmojnë të lënduarve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat