Është shoqëruar në stacion policor një person në Novosellë, pasi ai ishte duke transportuar mallra pa dokumentacion përkatës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë konfiskuar katër thasë kafe dhe i janë dorëzuar njësisë doganore.
Ndërkohë me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.