Një aksident i rëndë ku i përfshirë është një motor ka ndodhur pak më parë në vendin e njohur si “Dudi Kërrshi” në veri.
Motori dyshihet se doli nga rruga pasi motoristi humbi kontrollin e mjetit duke rënë në humnerë.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë edhe ekipet emergjente duke e bartur personin e lënduar në spital.
Edhe Policia e Kosovës ndodhet tek vendi i ngjarjes duke ekzaminuar rrethanat e aksidentit.