Një aksident trafiku në fshatin Batllavë të Podujevës ka përfunduar me dy persona të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në lëvizje, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 12:30, në fshatin Batllavë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona. Me rastin po merret njësiti trafikut rrugor”, ka konfirmuar policia.