Një dhunë familjare mësohet të ketë ndodhur dje në Gjakovë, më konkretisht në rrugën “Aleksandër Mojsiu”.
Sipas Policisë bëhet e ditur se dhuna ka ndodhur ndaj dy prindërve.
Mediat kanë mësuar se djali ka ushtruar dhunë fizike dhe po ashtu psikike ndaj nënës dhe babait.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.