Vjedhje e rëndë në Skenderaj

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në Skenderaj

Më: 31 maj 2021 Në ora: 09:39
Foto Ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në qendër të Skenderajt.

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij prej ku kanë marrë gjëra me vlerë dhe një armë me leje.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të arrestuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat