42 aksidente trafiku janë shkaktuar në 24 orëshin e fundit në vend.
22 prej tyre ishin me të lënduar, kurse 20 të tjerë me dëme materiale.
Përgjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar poashtu edhe 1 mijë e 145 gjoba trafiku.
Përpos kësaj, gjatë të njëjtës kohë zyrtarë policorë kanë arrestuar 11 persona, për vepra të ndryshme penale.
11 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.