Arrestohet gjakovari për dhunë në familje, i konfiskohen edhe armë

Kronikë e zezë

Arrestohet gjakovari për dhunë në familje, i konfiskohen edhe armë

Më: 31 maj 2021 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Policia në Gjakovë ka arrestuar një person për dhunë në familje,  po ashtu i janë konfiskuar edhe armë.

Hetuesit e Stacionit policor – Gjakovë, gjatë trajtimit të rastit “Dhunë në familje”, kanë pranuar njohuri se i dyshuari i rastit mund të ketë dhe armë zjarri të mbajtura në mënyrë ilegale.

Hetuesit e rastit në përkrahje të patrullave policore nga Stacioni policor në Gjakovë, pas sçarimit dhe konsultimit më prokurorin kujdestar, ka ndermarrë veprime duke siguruar prezencën e të dyshuarit dhe me pasë në podrumin e shtepisë së të dyshuarit është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse dhe ka ba konfiskimin e armëve si vijon:

1 (një) AK-47 me dy karikator
1 (një) Automatik PPS-42 (7.62mm X 25mm) me dy karikator
1 (një) Revole TT me një karikator
295 (dyqind e nentedhjet e pesë) cope fishek kal.7.62mm X 25mm
590 (pesëqind e nëntëdhjetë) cope fishek kal. 7.62 X39mm.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit ndalohet per 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat