Sonte rreth orës 19:30, në fshatin Barilevë të Prishtinës ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Policia njofton se si pasojë e aksidentit këmbësori i moshës 22 vjeç, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal.