Dje është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Shushicë të Istogut.
Viktimën e ka gjetur djali i tij, i cili më pas e ka dërguar në spital pa shenja jete, shkruan Indeksonline.
“Fsh. Shushicë, Istog 31.05.2021 – Koha NN.
Ankuesi mashkull kosovar raporton se ka gjetur t ‘atin e tij pa shenja jete. Ankuesi menjëherë ka sjellë viktimën në spital, sipas mjekut kujdestar viktima është sjellë në spital pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.