Arrestohet i riu që dyshohet se u rrah nga polici, therri dy persona në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet i riu që dyshohet se u rrah nga polici, therri dy persona në Prishtinë

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 13:25
Foto Ilustrim

Dy persona janë therrë me thikë mbrëmë pas mesnatës të së hënës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.

Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin me incialet L.R, 22 vjeçar, i cili ishte nën ndikim të alkoolit.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Më datë 01.06.2021, rreth orës 00:05, është raportuar për një përleshje fizike në mes të disa personave të ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast ka arrestuar të dyshuarin; L.R, 22 vjeç, shtetas Kosovar”.

“Nga hetimi preliminar janë ngritur dyshimet se, i dyshuari me një mjet të mprehtë u ka shkaktuar lëndime trupore dy viktimave të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Ndërkohë që i dyshuari është arrestuar, ai ka marrë trajtimin e nevojshëm nga mjekët emergjent si dhe ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit”.

“Me rekomandimin e prokurorit të shteti i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh dhe ndaj tij është iniciuar një hetim për rastet vrasje në tentativë si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Burimet e klankosova.tv brenda policisë bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Leutrim Ramën, personin që u raportua nga mediat se u rrah nga polici Haris Kelmendi.

Po ashtu burimet e medias tregojnë se 22 vjeçari i ka të regjistruar në polici edhe 23 vepra të tjera, në disa prej të cilave është si i dyshuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat