Prishtinasi rrah një polic pasi i konfiskohen tri radiolidhje

Kronikë e zezë

Prishtinasi rrah një polic pasi i konfiskohen tri radiolidhje

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një polic në rrugën “Qemaj Stafa”, në Prishtinë.

Policia ka njoftuar gjatë kontrollit në automjetin e tij i janë gjetur dhe sekuestruar tre radiolidhje, tre telefona celular, disa kartela të bankës dhe një qelës veture.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti po cilësohet si sulm ndaj personit zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat