Kishin vjedhur drunjë në bjeshkët e Jezercit, policia arreston dy persona

Kronikë e zezë

Kishin vjedhur drunjë në bjeshkët e Jezercit, policia arreston dy persona

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportin ilegal të drunjëve .

“Në kuadër të këtij aksioni policia, sot në mëngjes, në fshatin Jezerc të Ferizajt, ka hasur në dy persona të dyshuar: A.I (M/SH/K) 33 vjeçar dhe H.G (M/SH/K) 34 vjeçar, të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e Jezercit. Ata po i transportonin drunjtë me një traktor me rimorkio dhe një automjet ( pikap)”, thuhet në njoftimin për media.

Të njëjtit, policia i ka shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të PTH-Ferizaj, janë dërguar në mbajtje për 48 orë .

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit ilegal të drunjëve”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat