​Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Prishtinë

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Një shtetas i huaj është gjetur i vdekur në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Këtë lajm për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtiëns, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi (shtetas i huaj) është dërguar në QKUK, nga ku jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka thënë se policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë sipas raportimeve viktima është nga stafi i ambasadës së Malit të Zi në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat