​Arrestohet një person për shmangie nga tatimi

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person për shmangie nga tatimi

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për shmangie nga tatimi. Siç thuhet në komunikatën e lëshuar nga Policia e Kosovës, i dyshuari që është pronar i një firme dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive.

“Në vazhdën e hetimeve sipas autorizimit të Prokurorisë kompetente, sot me datë 03.06.2021, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me ATK-në, ka arrestuar një person të dyshuar mashkull (viti i lindjes 1967), pronar i një firme.

I njëjti dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndaj personit të dyshuar prokurori kompetent ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orëve për procedura të mëtejme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat