Është arrestuar një person në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë pasi që i njëjti në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër i cili gjendet në arrati, pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull.
Sulmi sipas policisë ka ndodhur të enjtën në orën 21 e 20 minuta.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje ndërsa rasti është duke u hetuar.
"Rr. Nazim Gafurri , Prishtinë, 03.06.2021-21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër i cili gjendet në arrati, pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar", thuhet në njoftim.