Tri pajisje për prodhimin e kriptovalutave të cilat ndodheshin në shtëpinë e një llapjani kanë rënë në dorën e hajnave në komunën e Podujevës.
Policia përmes raportit 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:30.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur tri paisje për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti vazhdon të hetohet.