Një persona ishte ggjetur i vdekur në vendin e tij të punës mëngjesin e së enjtes në Mitrovicë, derisa vdekja e tij po cilësohet e dyshimtë dhe po hetohet.
Policia tregon se në Mitrovicë me 3 qershor 2021 rreth orës 08:00, është raportuar se viktima mashkull, ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.