Policia me aksion të madh në Ferizaj, ndalohen 23 persona

Kronikë e zezë

Policia me aksion të madh në Ferizaj, ndalohen 23 persona

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndaluar 23 persona pas një aksion për të ndaluar lëmoshëkërkuesit në qytetin e Ferizajt.

Prej tyre 14 persona të moshës madhore dhe 9 fëmijë, ( 15 shtetas të Republikës Shqipërisë dhe 8 shtetas të Republikës së Kosovës).

Me këtë rast, policia ka shqiptuar 12 fletëparaqitje të parapara në bazë të dispozitave ndëshkimore të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike”.

Në komunikatën e Policisë thuhet do të vazhdojë aksioni për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizaj

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat