Kapen mbi 80 lopë e viça të kontrabanduara në Gërlicë

Kronikë e zezë

Kapen mbi 80 lopë e viça të kontrabanduara në Gërlicë

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,  pas grumbullimit të disa informacioneve, se  në fshatin Gërlicë të Ferizajt janë një numër i konsiderueshëm i kafshëve të cilat dyshohen se janë të kontranbanduara.

Policët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të  shoqëruar edhe nga njësitet reaguese  të stacionit policor të Ferizajt, në përkrahje edhe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale Policisë në Ferizaj , kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në numër të konsiderueshëm , prej 80 krerë gjedhë (lopë e viça).

Në lidhje më këtë janë njoftuar të gjitha organet kompetente : Prokuroria Themelore e Ferizajt , Policia Kufitare , Dogana e Kosovës dhe  AUV.

Ky aksion i policisë së përbashkët po vazhdon akoma dhe rasti po hetohet si kontrabandë me kafshë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat