Një mësimdhënës është arrestuar në Malishevë, pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar fizikisht nxënësin e tij.
Rasti kishte ndodhur më 2 qershor, ndërsa i dyshuari është arrestuar të nesërmen.
Ai pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet.