Deçan: Hajnat e bëjnë ‘qyl’ mërgimtarin, ia vjedhin mbi 34 mijë euro

Kronikë e zezë

Deçan: Hajnat e bëjnë ‘qyl’ mërgimtarin, ia vjedhin mbi 34 mijë euro

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në Deçan, ku hajnat dyshohet se vodhën mbi 34 mijë euro.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e medias brenda Policisë dhe njoftuan se një burrë ka raportuar në Polici se persona të panjohur kishin thyer derën e shtëpisë së tij.

Nga ku kanë vjedhur 21 mijë e 554 euro, një orë dore të firmës Rolex, në vlerë të 12 mijë e 600 euro, si dhe franga zvicerane.

Lidhur me këtë ngjarje, rasti është hapur në Polici si “vjedhje e rëndë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat