Grabitet një pikë shitëse e Postës dhe Telekomit.
Një person nga fshati Banjë e Malishevës ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë thyer murin e objektit të një pike shitëse të Postës dhe Telekomit të Kosovës, kanë hyrë brenda.
Por përveç që kanë dëmtuar një monitor kompjuteri, arkën fiskale dhe alarmin e sigurisë nuk kanë arritur që të marrin-vjedhin asgjë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.