Podujevë, Policia konfiskon 57 bimë kanabisi

Kronikë e zezë

Podujevë, Policia konfiskon 57 bimë kanabisi

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 10:25
Ilustrim

Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka ndërmarr një aksion në rrugën “Shaban Kopalla” në Podujevë.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka arritur të konfiskoj 57 bimë kanabisi të madhësive të ndryshme.

Nuk raportohet për të arrestuar.

“Rr. Shaban Kopalla, Podujevë 04.06.2021-03:30. Njësitet policore pas pranimit të informatës për bimë që dyshohet të jenë narkotike, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe konfiskuar 57-copë bimë  narkotike të llojit kanabis, të madhësive të ndryshme  10-60 cm gjatësi. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet ne raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat