Një fëmijë 12 vjeçar ka humbur jetën të premten në QKUK pasi mori lëndime të rënda në një vetaksident në Gadime të Lipjanit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se shoferi derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe është vetaksidentuar.
“Lëndime ka pësuar edhe i dyshuari-drejtuesi dhe një pasagjer mashkull kosovar. Të lënduarit për shkak të lëndimeve janë duke u trajtuar në QKUK”, thotë policia.
Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë të dërgohet në IML për obduksion në Prishtinë.